Telegrafi

Bayern Munich shënon dy gola të shpejtë në fillimin e pjesës së dytë

Ndeshja mes Bayern Munichut dhe Barcelonës po del të jetë shumë interesante.

Pas një pjesë të parë me shumë raste, ku Barcelona ishte më e mirë, në pjesën e dytë ishin vendasit që shkëlqyen.

Më të filluar pjesa e dytë në minutën e 51-të ishte Joshua Kimmich që harkoi nga këndi në zonë për të gjetur Lucas Hernandezin që shënoi nga afër për 1-0.

Vetëm tre minuta më pas Bayern Munich shtroi epërsinë me një gol që erdhi pas një aksioni të bukur.

Jamal Musiala gjeti me një pasim të bukur Leroy Sanen i cili shënoi në portën e Marc-Andre ter Stegen për 2-0.

Tani pritet reagimi i Barcelonës pas këtyre dy golave./Telegrafi/