Site icon Telegrafi

Bayern Munich refuzon zyrtarisht Superligën Evropiane: Për ne kanë rëndësi fansat, ne e duam Ligën e Kampionëve

Bayern Munich ka refuzuar të jenë pjesë e Superligës Evropiane, pasi sipas tyre Liga e Kampionëve është gara më e mirë në botë.

Superliga Evropiane është  është themeluar nga 12 klube elitare të dielën, por Bayern Munich ka vendosur të mos marrë pjesë në të.

“Anëtarët dhe tifozët tanë refuzojnë një Superligë”.

“Si FC Bayern, është dëshira dhe qëllimi ynë që klubet evropiane të jetojnë garën e mrekullueshme dhe emocionale që është Liga e Kampionëve, dhe ta zhvillojnë atë së bashku me UEFA-n. FC Bayern i thotë jo Superligës ”, ka thënë presidenti i Bayern Munchen, Herbert Hainer.

Në anën tjetër CEO i Bayern, Karl-Heinz Rummenigge ka shtuar se klubi qëndron në solidaret me Bundesligën.

“Në emër të bordit, unë do të doja ta bëja të qartë se FC Bayern nuk do të marrë pjesë në Superligë”.

“FC Bayern qëndron në solidaritet me Bundesligën. Gjithmonë ishte dhe është një kënaqësi e madhe për ne që të jemi në gjendje të luajmë dhe të përfaqësojmë Gjermaninë në Ligën e Kampionëve”.

“Të gjithë e kujtojmë me kënaqësi fitoren tonë në Ligën e Kampionëve në 2020 në Lisbonë – ju nuk e harroni një moment kaq të gëzueshëm. Për FC Bayern, Liga e Kampionëve është gara më e mirë për klube në botë”, ka deklaruara Rummenigge. /Telegrafi/

Exit mobile version