Ndeshja mes Borussia Dortmud dhe Bayern Munich doli të jetë mjaftë interesante, ku nuk munguan golat, ndërsa në fund triumfuan bavarezët me rezultat 3-2.
Ndeshje nisi më mirë për bavarezët që kishin disa raste me Robert Lewandowskin, duke filluar që në minutën e parë, ku goditi jashtë portës.
Në minutën e 25-të Lewa e gjeti golin, por që u anulua nga VAR.
Borussia Dortmudn filloi të futej në lojë dhe ishte e para që e gjeti golin. Marco Reus shënoi nga brenda zonës për 1-0.
Marco Reus adelanta al Borussia Dortmund en #DerKlassiker. pic.twitter.com/22L9XjAq3R
— Contragolpe (@contragolpefc) November 7, 2020
Por kur pritej që të mbyllej pjesa e parë, David Alaba shënoi gol të bukur pas një goditje nga distanca.
What a freekick by David Alaba
HT' 1 – 1#BVBFCB pic.twitter.com/km5zg1Visy
— FootballClips (@FootyGoalClips) November 7, 2020
Pas një rasti të mirë të humbur dhe një goli të anuluar, Lewandowski gjeti golin në pjesën e dytë.
Ishte minuta e 49-të kur polaku nga një pozitë e vështirë shënon për 2-1.
⚽️ GOAL!
Dortmund 1 – [2] Bayern Munich – Robert Lewandowski 48' #BVBFCB pic.twitter.com/o5AyXa5AbR— noobfcb (@noobfcb) November 7, 2020
Borussia tentonte te barazonte rezultatin, por që linte hapësira prapa dhe kjo i kushtoi në minutën e 80-të.
Leëa pasoi te Leroy Sane i cili mashtroi një mbrojtës dhe me një goditje të fortë shënoi për 3-1.
⚽️ GOAL!!!
Dortmund 1 – [3] Bayern Munich – Leroy Sané 80' #BVBFCB pic.twitter.com/1mrxIoVVkM— noobfcb (@noobfcb) November 7, 2020
Milionerët u kthyen në garë në minutën e 83-të, kur Haaland pranoi një top bukur jashtë zonës, kaloi edhe Manuel Neuerin për të shënuar për 3-2.
⚽️ GOAL!!
Dortmund [2] – 3 Bayern Munich – Erling Haaland 83' #BVBFCBpic.twitter.com/3KS4LG8g0l— noobfcb (@noobfcb) November 7, 2020
Të dy skuadrat u munduan të bënin më shumë, por ishte Bayern që shënoi edhe një herë me Lewan, pas një tollovie në zonë, po edhe kjo gol u anulua nga VAR.
Në fund Bayern ishte që festoi fitoren.
BORUSSIA DORTMUND 2-3 BAYERN MUNICH
Dortmund lose consecutive games to Bayern at home for the first time since 1969-70. pic.twitter.com/AbczOyM5sd
— ESPN FC (@ESPNFC) November 7, 2020
Me këtë fitore Bayern është lider me 18 pikë, dy më shumë se RB Leipzing dhe tri më shumë se Borussia Dortmund. /Telegrafi/