Telegrafi

Bayern Munich probleme me COVID-19, Goretzka dhe Martinez rezultojnë pozitiv

COVID-19 vazhdon të përhapet në mbarë Gjermaninë dhe mes të infektuarve së fundmi janë edhe dy yje të Bayern Munchen.

Javi Martinez dhe Leon Goretzka do të mungojnë për një kohë pasi janë prekur nga coronavirusi.

Lajmin e infektimit të tyre e bën të ditur vetë trajneri i Bayern Munchen, Hansi Flick në konferencën për shtyp të ditës së sotme.

 

“Leon (Goretzka) dhe Javi (Martinez) janë të karantinuar dhe tani për tani janë jashtë skuadrës. Është turp që u infektuan të dy, duhej evituar kjo”, u shpreh Flick.

Dyshja do të mungojnë fillimisht në ndeshjen Bayern Munich – Hoffenheim që zhvillohet të shtunën. /Telegrafi/