Bayern Munich ka marr një fitore të pastër në një terren të vështirë si ai i Schalkes duke fituar 3-0.
Bayern e ka nisur shumë mirë takimin me Robert Lewandowskin që ka gjetur golin me penallti në minutën e 25-të.
Naldo luajti më dorë në zonë dhe gjyqtari dha penallti.
Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i qetësisë i realizuar nga James Rodriugez në minutën e 29-të.
Schalke rrezikoi me Leon Goretzkan, por që nuk arriti të gjejë portë.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.
Në fraksionin e dytë Bayern rrezikoi menjëherë me Thomas Muller, por që gjermani nuk gjeti portën.
Ishte minuta e 75-të kur James Rodriguez ka asistuar bukur për Arthuro Vidal i cili shënoi për 3-0.
Ndeshja u mbyll me këtë rezultat dhe Bayer pas pesë javësh shkon në kuotën e 12 pikëve, ndërsa javën e ardhshme luan me Wolfsburgun.
Schalke mbetet me 9 pikë, ndërsa në javën e ardhshme luan Hoffenhamin. /Telegrafi/
25' GOAL! 1-0 @FCBayernEN
Lewandowski rolls it into the bottom corner as Faehrmann goes the wrong way.#S04FCB pic.twitter.com/WpFWlb8HKZ
— FOX Sports LIVE! (@FSAsiaLive) September 19, 2017
https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=NGk-hCycRbY
https://twitter.com/ManUtd1x/status/910236524972793856