Bayern Munchen thuhet se ka ofruar 12 milionë euro për Ivan Perisic, por Interi pret të paktën 15 milionë euro.
Kampionët evropianë duan të nënshkruajnë me Perisicin, pasi ai ishte si huazim për një vit.
Tani Bayern Munich kërkon një marrëveshje të përhershme dhe sipas Bild, Karl-Heinz Rummenigge është përkujdesur që të mbikëqyr negociatat me Nerazzurrët.
Sky Sport Italia raporton se 12 milionë euro ishte oferta e parë, por Giuseppe Marotta do të refuzojë këtë ofertën.
Bisedimet do të vazhdojnë, pasi të gjitha palët duket se janë të gatshme të arrijnë një marrëveshje që kënaq të gjithë. /Telegrafi/