Telegrafi

Bayern Munich nuk lejon befasi, mposht Lazion me rezultat bindës dhe kualifikohet në çerekfinale

Bayern Munich ka fituar me rezultat 3-0 në shtëpi ndaj Lazios në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës së 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve duke siguruar kualifikimin në çerekfinale.

Ashtu siç pritej, Bayerni që nga minuta e parë mori iniciativën duke kërkuar me çdo kusht golin e epërsisë.

Jamal Musiala (14’) iu afrua golit, por gjuajtjen e tij të fortë e ndali me shumë mund portieri mysafir, Ivan Provedel.

Lazio mundësinë më të mirë në këtë takim e pati me Ciro Immobile (37’) i cili nga afërsia me kokë nuk arriti që të shënojë.

Bavarezët kaluan në avantazh përmes Harry Kane (38’) i cili gjen hapësirë brenda zonës së rrezikshme duke shënuar me kokë për 1-0.

Vendasit dyfishuan rezultatin kur Thomas Muller (47’) po ashtu me kokë shënon për rezultatin 2-0.

Në pjesën e dytë vazhdoi dominimi i Bayernit, ku ata gjetën edhe golin e tretë në këtë takim për të mbyllur përfundimisht çështjen e fituesit.

Harry Kane (66’) me shumë lehtësi çoi topin në rrjetë në portën e boshatisur për 3-0.

Deri në fund nuk pati më raste shënimi dhe Bayern Munichu me shumë meritë fitoi dhe siguroi kualifikimin tutje./Telegrafi/