Site icon Telegrafi

Bayern Munich në bisedime të avancuara me PSG-në për transferimin e Xavi Simons

Xavi Simons pritet të mbetet në Bundesliga, por jo te RB Leipzig.

Mesfushori holandez ishte i huazuar te Leipzig nga Paris Saint Germain dhe ka lënë gjurmë me paraqitjet e tij në elitën e futbollit gjerman.

21-vjeçari në 43 ndeshje zyrtare ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar në 15 të tjerë duke zgjuar interesimin e top klubeve evropiane.

Lexo po ashtu E ardhmja e paqartë e Xavi Simons, tre opsionet ku mund ta vazhdojë karrierën

Gazetari gjerman Florian Plettenberg nga Sky Sports ka raportuar se tanimë Bayern Munich dhe PSG janë në bisedime të avancuara për Simons.

Bavarezët po kërkojnë huazimin e holandezit për një sezon me detyrim blerje në qershor të viti 2025 për një shumë rreth 70 milionë euro.

Lexo po ashtu Gjiganti anglez kontakton PSG-në për Xavi Simons - lojtari i gatshëm të largohet

Rekordmenët gjermanë tanimë janë skuadra favorite për t’i siguruar shërbimet e Xavi Simons i cili ka filluar shkëlqimin edhe me Holandën në Euro 2024.

Kjo është një goditje për Barcelonën që filluan të ëndërronin ta rikthenin në Camp Nou lojtarin që dikur e kishin në Akademinë ‘La Masia’. /Telegrafi/

Exit mobile version