Telegrafi

Bayern Munich mposht Schalke, kalon në gjysmëfinale

Bayern Munich ka arritur të marr fitore në përballje me Schalken si mysafir me rezultat 1-0 në DFB Pokal.

Ndeshja ishte e fortë dhe deri në fund e luftuar, por në fund bavarezët dolën fitimtar.

Schalke shënoi në fillim të ndeshjes por u anulua për pozitë jashtë loje.

Pas tyre Bayern provoi me Thomas Muller, por as ky nuk ishte i saktë.

Goli erdhi në minutën e 40-të. Joshua Kimmich ishte ai që shënoi një gol të bukur nga një top i kthyer nga zona (1-0).

 

Leon Gortezka kishte rast të mirë në fundin e pjesës së parë, por që nuk arriti të shënojë.

Në pjesën e dytë të dy skuadrat kishin raste, me Bayernin që bën më shumë, por golat nuk u tundën më.

 

Ndeshjet çerekfinale janë me një ndeshje dhe Bayern Munich ka kaluar në gjysmëfinale pas kësaj fitoreje. /Telegrafi/