Site icon Telegrafi

Bayern Munich mposht RB Leipzigun, bën hap të madh drejt titullit

Bayern Munich ka marr një fitore të madhe ndaj rivalit të drejtpërdrejt për titull, RB Leipzigut me rezultat 1-0, në kuadër të javës së 27-të në Bundesliga.

Ndeshja në fillimin e saj ishte shumë e fortë me të dy ekipet që luftuan, sidomos në mesfushë, duke mos lejuar shumë raste.

Bayern Munich në rastin e tyre të parë serioz arritën të shënonin.

Thomas Muller japi një pasim të bukur për Leon Goretzkan, i cili arriti ta mposht Peter Gulacsin për 1-0 në minutën e 38-të.

https://www.youtube.com/watch?v=Bxw_ZWv2-xY&ab_channel=SportsUpdates

Pa u mbyllur pjesa e parë Bayern kishte edhe dy raste të mira me Leroy Sane dhe Maxim Chuopo-Motting, por nuk shënuan.

Me të filluar pjesa e dytë RB Leipzig, radhiti rastet para portës së Bayern.

Marcel Sabitzer provoi dy herë, ndërsa Dani Olmo një herë, por në që nuk arritën ta ndryshojnë rezultatin.

Në minutën e 72 dhe 75, Bayerni kishte dy raste, Jamal Musiala dhe Thomas Muller, por pa sukses.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe bavarezët festuan fitore që i afron drejt titullit.

Bayern Munich pas kësaj fitoreje të madhe si mysafir, jo që mbetet lider, por tani me 64 pikë, ka shtatë pikë më shumë se RB Leipzig që ka 57. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore
Exit mobile version