Bayern Munich ka shënuar fitore të thellë me rezultat 3-0 ndaj Stuttgartit, në kuadër të javës së 15-të në elitën e futbollit gjerman.
Bayerni e dominoi plotësisht këtë ndeshje që nga minuta e parë, përkundër disa mungesave të theksuara në formacion, veçanërisht në repartin e mesfushës.
Harry Kane (2’) shënoi për 1-0 pas asistimit të Leroy Sane duke i dhënë avantazhin e hershëm Bayernit.
Ata nuk u ndalën më kaq dhe vazhduan tentativat për të shënuar golin e dytë.
Në fakt, Bayerni shënoi edhe dy herë të tjera në pjesën e parë, fillimisht me anë të Kim Min Jae dhe më pas përmes Thomas Muller, por që të dy golat u anuluan për pozitë jashtë loje.
Trotzdem geht es mit einer verdienten Führung in die Pause! 💪
🔴⚪ #FCBVfB | 1-0 | 45'+2 pic.twitter.com/TPcY8i55UX
— FC Bayern München (@FCBayern) December 17, 2023
Në minutën e 55-të, në skenë shfaqet përsëri Harry Kane i cili shënoi për rezultatin 2-0.
Për të mbyllur definitivisht çështjen e fituesit u përkujdes Kim Min Jae, i cili në minutën e 63-të u gjend në vendin e duhur dhe në kohën e duhur për të shënuar me kokë për 3-0.
Deri në fund nuk pati më ndonjë rast për t’u veçuar dhe Bayern Munichu u rikthye tek fitoret pas humbjes turpëruese xhiron e kaluar në udhëtim ndaj Eintracht Frankfurtit.
Pas kësaj ndeshje, Bayerni vazhdon në pozitën e dytë me 35 pikë të grumbulluara, katër më pak se lideri Bayer Leverkusen që ka 39 sosh, por me një ndeshje më shumë të luajtur se Bayerni.
Xhiron e ardhshme Bayerni do të ketë punë në udhëtim ndaj Wolfsburgut, teksa Stuttgarti do të jetë nikoqir i Augsburgut./Telegrafi/