Site icon Telegrafi

Bayern Munich fiton më lehtë se sa është menduar ndaj RB Leipzig, Nagelsmann mposht ish-skuadrën e tij

Bayern Munich ka shënuar fitore si mysafir i RB Leipzig me rezultat 4-1 në kuadër të javës së katërt të Bundesliga,.

Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për bavarezët, kur fituan penallti në minutën e 10-të.

Nga pika e bardhë ishte i saktë Robert Lewandowski për 1-0.

Pjesa e parë nuk solli më gola, ndërsa e dyta ishte më atraktive.

Me të filluar fraksoni i dytë, në skenë doli i riu Jamal Musiala, i cili asistimin e  bukur të Alphonse Davies e ktheu në gol për 2-0.

Në minutën e 54-të, Bayern Munich shënoi edhe golin e tretë në këtë ndeshje. Leroy Sane me një goditje nga afër shënoi për 3-0.

Por në minutën e 58-të, Konrad Laimer pas asistimit të Kevin Kampl shënoi për 3-1.

Në fund në listën e shënuesve u gjend edhe Choupo Moting që shënoi për 4-1.

Skuadra e Julian Nagelsmann, mori tri pikë, ky i fundit ndaj ish-skuadrës së tij. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=qtLOgsoZoAg&ab_channel=DarkSilva

https://www.youtube.com/watch?v=SQlpvTMbJf4&ab_channel=FCBayernEdit

 

Exit mobile version