Bayern Munich ka arritur të shënojë fitore në ndeshje ndaj Koln si mysafir me rezultat 4-0.
Ndeshja e javës së 19-të ishte e rëndësishme për Bayern Munich, pasi vinin nga një humbje me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Borussia Moenchegladbach dhe fitorja dukej detyrim.
Bavarezët e nisën mirë duke shënuar që në minutën e 9-të të ndeshjes me yllin e skuadrës Robert Lewandowskin për 1-0 pas asistimit të Thomas Muller.
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1482363467239669760
Gjermani asistoi edhe një herë në minutën e 25-të për Corentin Tolisso që shënoi për 2-0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1482366834879909895
Bayern mbylli dilemën e fituesit në minutën e 63-të, kur Lewandowski shënoi për 3-0.
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1482380746589233152
Polaku e kompletoi het-trikun në minutën e 74-të për rezultatin përfundimtar 4-0.
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1482383846976937987
Bayern Munich me këtë fitore kthen epërsinë prej gjashtë pikëve ndaj ndjekësit më të afërt, Borussia Dortmund. /Telegrafi/