Telegrafi

Bayern Munich konfirmon se Gnabry ka pësuar lëndim në stërvitje

Foto: FC Bayern Munich/Twitter

Bayern Munich ka konfirmuar se Serge Gnabry ka pësuar një lëndim në stërvitje.

Sulmuesi gjerman duket se do të mungojë për pak ditë te Bavarezët, shkaku i lëndimit në thembër.

Bayerni ka lëshuar një komunikatë për media se Gnabry ka tendosur, mirëpo ende nuk dihet se sa do të mungojë.

22-vjeçari ishte duke zhvilluar një seancë të zakonshme stërvitjesh, por që më pas filloi të ndiente dhimbje në thembër.

Gjermani është detyruar që t’i ndërpresë stërvitjet dhe të vizitohet nga stafi mjekësor.

Gnabry ishte duke vrapuar së bashku me bashkëlojtarët e skuadrës në momentin kur pësoi lëndimin. /Telegrafi/