Një rekord i ri për Bayern Munich sa i përket të ardhurave financiare për vitin e shkuar.
Sezoni 2018/19 nuk ishte pozitiv vetëm në aspektin sportiv, ku bavarezët fituan kampionatin dhe kupën në Gjermani, por klubi ka buzëqeshur edhe nga ana financiare.
Fitimi bruto i klubit për sezonin e kaluar ka qenë 750 milionë euro.
Me shpenzimet që i ka klubi dhe taksat që paguan, fitimi neto ka qenë 52,5 milionë euro, një rekord për këtë klub.
Një sezon më parë fitimi bruto i klubit kampion të Gjermanisë ka qenë 657,4 milionë euro, ku shihet një rrije pothuajse 100 milionë euro.
Drejtori i përgjtihshëm i klubit, Karl-Henz Rummenigge ka thënë se klubi është i kënaqur me situatën financiare.
“Jemi shumë të kënaqur me zhvillimin financiar të FC Bayern. Klubi ndodhet në një situatë shumë të mirë”, ka thënë ai. /Telegrafi/