Bayern Munich do të luajë finalen e Kupës së Botës për klube, kundër meksikanëve të Tigres të enjten.
Ndeshja do të zhvillohet në Katar, vendin pritës të kësaj gare dhe do të startojë në orën 19:00.
Trajneri I Bayern Munich, Hansi Flick, doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp, ku deklaroi se skuadra meksikane është mjaft e organizuar dhe luan futboll të bukur.
“E pashë Tigresin në gjysmëfinale dhe më bëri përshtypje mënyra sesi luajtën. Ata lajnë shumë intensivisht dhe kanë shumë cilësi në krahët e sulmit”.
Eyes on the prize 🏆👀#FinalMissi6n #MiaSanMia pic.twitter.com/f8fytSyCoc
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) February 10, 2021
“Ne do japim gjithçka nga kapaciteti ynë, do të jetë ndeshje shumë e vështirë. Jemi të lumtur që kemi arritur në finale”.
Do të vendosim më të mirët në fushë, pa prishur ekuilibrat. Do flasim me lojtaret dhe do te shohim”, ka thënë Flick.
🗣 #Flick on final preparations: "We have an analysis team that have taken a thorough look at @TigresOficial. We have prepared as intensively for Tigres as we would any other game. We hope we have drawn the right conclusions from our preparation.“#FinalMissi6n #MiaSanMia pic.twitter.com/1JPEaMpxeb
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) February 10, 2021
Ai e pranoi që Jerome Boateng është larguar për në Gjermani, që t’i jap lamtumirën ish të dashurës së tij që u gjend e vdekur. /Telegrafi/