Telegrafi

Bayern Munich interesohet për transferimin e Kyle Walker

Klubi gjerman, Bayern Munich ka shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit të Manchester Cityt, Kyle Walker.

Walker po peshon të ardhmen e tij në City dhe është lidhur me një rikthim në ish-klubin e tij, Sheffield United.

Megjithatë, ylli anglez është ende në formë të lartë dhe ka klube tjera të mëdha të interesuara për transferimin e tij.

Lexo po ashtu Kyle Walker zgjedh katër kundërshtarët e tij më të vështirë, injoron Messin dhe Ronaldon

Sipas mediumit britanik Daily Mail, Bayerni i Thomas Tuchel është gjithashtu i interesuar për transferimin e Walker.

Walker thuhet se ka mbetur i zhgënjyer që u anashkalua për formacionin titullar të së shtunës, pasi City fitoi finalen e Ligës së Kampionëve kundër Interit.

33-vjeçari ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me klubin nga Etihad, ndërsa çmimi i tij vlerësohet të jetë 15 milionë euro. /Telegrafi/