Sulmuesi i Bayern Munichut, Harry Kane nuk do të luajë deri në fund të vitit për shkak të një dëmtimi.
Golashënuesi më i mirë i Bundesligës gjermane u lëndua në ndeshjen e së shtunës mes Borussia Dortmund dhe Bayern Munich dhe për pasojë do të mungojë disa javë, deklaroi trajneri Vincent Kompany.
Kane ndjeu dhimbje në muskulin e kofshës dhe mjekët e Bayern Munich i thanë Kompanys se ai nuk do të mund të llogarisë tek sulmuesi deri në fund të dhjetorit.
𝑮𝒆𝒕 𝒘𝒆𝒍𝒍 𝒔𝒐𝒐𝒏, 𝑯𝒂𝒓𝒓𝒚 🍀🙏
ℹ Harry Kane suffered a small muscle fibre tear in his right thigh during yesterday’s match against Borussia Dortmund. After an examination by our medical department, Kane will be sidelined for the time being. #FCBayern #MiaSanMia pic.twitter.com/nKA63ANwun
— FC Bayern (@FCBayernEN) December 1, 2024
Kane do të mungojë në ndeshjen e rrethit të tretë të Kupës së Gjermanisë ku Bayern Munich do të presë kampionët në fuqi Bayer Leverkusen.
Ai po ashtu do të humbas dhe ndeshjet e Bundesligës kundër Heidenheim, Mainz dhe Leipzig, si dhe ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Shakhtar Donetsk. /Telegrafi/