Telegrafi

Bayern Munich humb edhe një lojtar për ndeshjen ndaj PSG, Gnabry pozitiv me COVID-19

Anësori i Bayern Munich, Serge Gnabry ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe ka munguar në stërvitje me ekipin të martën.

Ai do të humbasë edhe ndeshjen me PSG të mërkurën në Ligën e Kampionëve.

Ka qenë klubi i Bayern Munich, që e ka konfirmuar se Gnabry ka rezultuar pozitiv për Covid-19.

“Serge Gnabry ka rezultuar pozitiv për Coronavirus.  Sulmuesi i FC Bayern po ndihet mirë dhe tani është në karantinë në shtëpi”, thuhet në deklaratën e klubit.

Nuk është hera e parë që ish-futbollisti i Werder Bremen ka rezultuar pozitiv për coronavirus, pasi e bëri për herë të parë në tetor të vitit të kaluar, por pas pesë ditësh testi u raportua si i rremë.

Bayern Munich në ndeshje ndaj PSG-së do të duhet të luajë edhe pa Roberto Lewawdowskin që është i lënduar. /Telegrafi/