Anësori i Bayern Munich, Serge Gnabry ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe ka munguar në stërvitje me ekipin të martën.
Ai do të humbasë edhe ndeshjen me PSG të mërkurën në Ligën e Kampionëve.
Ka qenë klubi i Bayern Munich, që e ka konfirmuar se Gnabry ka rezultuar pozitiv për Covid-19.
“Serge Gnabry ka rezultuar pozitiv për Coronavirus. Sulmuesi i FC Bayern po ndihet mirë dhe tani është në karantinë në shtëpi”, thuhet në deklaratën e klubit.
Serge Gnabry has tested positive for Coronavirus. The FC Bayern forward is feeling fine and is now quarantining at home. ℹ️ pic.twitter.com/AAnzZ5HtLK
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) April 6, 2021
Nuk është hera e parë që ish-futbollisti i Werder Bremen ka rezultuar pozitiv për coronavirus, pasi e bëri për herë të parë në tetor të vitit të kaluar, por pas pesë ditësh testi u raportua si i rremë.
Bayern Munich në ndeshje ndaj PSG-së do të duhet të luajë edhe pa Roberto Lewawdowskin që është i lënduar. /Telegrafi/