Site icon Telegrafi

Bayern Munich gati të mbyllë transferimin e mbrojtësit Kim Min-Jae

Kim Min-Jae ka përfunduar me sukses testet mjekësore me Bayern Munich, i cili është gati të aktivizojë klauzolën e lirimit te Napoli.

Qendërmbrojtësi 26-vjeçar i Koresë së Jugut ishte një nga yjet kryesor të Napolit sezonin e kaluar, duke luajtur një rol vendimtar në suksesin e tyre historik ku fituan Scudetton nën drejtimin e Luciano Spalletti.

Pas vetëm një viti në Itali, Kim tashmë është gati të bëjë kapërcimin në fazën tjetër të karrierës së tij dhe është në prag të përfundimit të një transferimi në Gjermani.

Sipas ekspertit Fabrizio Romano, Kim i përfundoi plotësisht testet e tij mjekësore para transferimit te Bayerni këtë javë dhe tani është gati të përfundojë një transferim të përhershëm te gjigantët e Bundesligës.

Skuadra bavareze do të paguajë klauzolën e lirimit prej 50 milionë eurosh për Napolin dhe do ta lidhë 26-vjeçarin me një kontratë pesëvjeçare.

Sezonin e kaluar, Kim shënoi dy gola dhe dha dy asistime në 35 paraqitje në Serie A, duke parë mbi 3000 minuta lojë. /Telegrafi/

Exit mobile version