Bayern Munich është futur fuqishëm në garë për mesfushorin argjentinas të Real Betisit, Giovanni Lo Celso, i cili tash e një kohë është duke u ndjekur nga Tottenham.
Kanë qenë Spurs që kishin ofruan 65 milionë euro për kartonin e Lo Celsos dhe lojtari ishte lindur për një kalim në Londër, por oferta e gjermanëve e ka ndryshuar situatën.
Drejtuesit bavarez kanë gati të bëjnë ofertë prej 60 deri në 65 milionë euro.
Lojtarit i ofrohet një pagë 4.5 milionë euro në sezon dhe kontratë për pesë vite.
Gara për ish- lojtarin e PSG-së mbetet e hapur, por ajo që do të përfitojë do të jetë Real Betis që e ka blerë për gjysmë çmimi se sa shuma që ofrohet tani. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=B_hDidz8KFs