Site icon Telegrafi

Bayern Munich fiton për ‘fije të perit’ në udhëtim ndaj Augsburgut, i bën presion liderit Leverkusen

Bayern Munich ka shënuar fitore me rezultat 3-1 në udhëtim ndaj Augsburgut, në kuadër të javës së 19-të në Bundesliga.

Vendasit fituan një penallti në minutën e pestë pasi u dyshua se Matthijs De Ligt preku topin me dorë, mirëpo pas rishikimit në VAR, gjyqtari vendosi ta anulojë vendimin e tij.

Augsburg nuk qëndroi pasiv dhe gjeti golin me anë të Elvis Rexhbecaj (12’) por përsëri sistemi VAR ua ndali festën në gjysmë, duke e anuluar atë për pozitë jashtë loje.

Bayerni gjeti golin e epërsisë përmes Aleksandar Pavlovic (23’) i cili shfrytëzon një top të kthyer brenda zonës për të shënuar për 1-0.

Bavarezët dyfishuan epërsinë me anë të Alphonso Davies (50’) i cili me një goditje fantastike mposhti portierin vendas për 2-0.

Augsburgu hapi ndeshjen kur Ermedin Demirovic (52’) shënoi për 1-2 me kokë pas asistimit të Kevin Mbabus.

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit Augsburgu shënoi edhe një herë tjetër me anë Ermedin Demirovic i cili ngushtoi rezultatin në 3-2, por nuk ishte e mjaftueshme për të evituar humbjen.

Shpresat për një rezultat pozitiv Augsburgut ia ndërpreu goli i Harry Kane (58’) i cili në portën e zbrazur shënon për 3-1.

 

Bayerni tani ka 47 pikë pas 19 ndeshjeve të zhvilluara, një më pak se lideri Leverkusen që ka një ndeshje më pak të luajtur./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

 

Exit mobile version