Site icon Telegrafi

Bayern Munich fiton ndaj RB Salzburg, siguron kualifikimin për në fazën e eliminimit direkt

Bayern Munich ka shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj RB Sazburg, në kuadër të javës së katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Të dy skuadrat kishin raste në fillimin e ndeshjes, ku Bayern rrezikoi me Serge Gnabryn, ndërsa Salzburgu me Mergim Berishën, por të dy nuk qëlluan cakun.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 42-të, kur Robert Lewandowski shënoi nga afër për 1-0.

https://twitter.com/LaMentaIe/status/1331701364800573441

Me të filluar pjesa e dytë Bayerni rriti epërsinë. Maximilian Wober shënoi në portën e tij për 2-0.

Bayerni mbeti pa një lojtar pasi Marc Roca mori karton të kuq, por kjo nuk i pengoi.

Në mintuën e 68-të ishte Kingsley Coman që pasoi për Leroy Sane i cili shënoi për 3-0.

https://twitter.com/goalkajuv3/status/1331710965335912449

Austriakët arritën ta zvogëlojnë epërsinë në 3-1 në minutën e 74-të.

Mërgim Berisha arriti të gjejë golin edhe në ndeshjen e dytë ndaj Bayern Munich. Ai edhe në ndeshjen e parë kishte shënuar gol ndaj Bayernit.

https://twitter.com/goalkajuv3/status/1331712330552446978

M këtë fitore Bayern Munich ka 12 pikë dhe e ka kaluar fazën e grupeve. /Telegrafi/

Exit mobile version