Bayern Munich e ka mposhtur Bayer Leverkusenin me rezultat bindës 4-2 në kuadër të javës së 30-të në Bundesliga.
Pas vetëm dhjetë minutash lojë vendasit kaluan në epërsi me anë të Lucas Alario, që u asistua nga Julian Baumgartlinger.
Por, Bavarezët nuk u dëshpëruan nga ky gol i hershëm dhe i barazuan shifrat me anë të Kingsley Coman 0 27’), që u shërbye mjaftë mirë nga Leon Goretzka.
Gjermani më pas ndryshoi rol nga asistues në golashënues, duke e përmbysur rezultatin në minutën e 42-të, ndërsa Thomas Muller ishte në rolin e asistuesit,
Tre minuta më vonë, Serge Gnabry e shënoi golin e tretë për kampion në fuqi të Bundesligës, duke u ndihmuar nga Joshua Kimmich.
45-minutëhsi i dytë ishte më i qetë dhe të dy skuadrat ishin më të kujdesshme, me mbajtjen e topit në këmbë.
Mirëpo, Muller arriti të gjejë një hapësirë në mbrojtjen e Bayer Leverkusenit, duke asistuar te Robert Lewandowski që shënoi në minutën e 66-të.
Leverkusen arriti që në minutën e 90-të të ngushtonte epërsinë e mysafirëve në 4-2 me anë të Florian Wirtz, që u asistua nga Paulinho.
Pas javës së 30-të, Bayerni është lider me 70 pikë, derisa në xhiron e 31-të takohet me Einyracht Frankfurtin. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=BwYJmHtnPFg&ab_channel=WebNews24
https://www.youtube.com/watch?v=YCIP4ADvw9A&ab_channel=WebNews24
https://www.youtube.com/watch?v=WPF-fkFSs98&ab_channel=FOOTBALLVISIONTV
https://www.youtube.com/watch?v=GSbXRzTGyLs&ab_channel=T1TAN69.