Bayern Munich e ka mposhtur me rezultat bindës 0-4 Dusseldorfin në kuadër të javës së 12-të në Bundesligë.
Pas vetëm 11 minutash lojë, Bavarezët kaluan në epërsi me anë të Benjamin Pavard që u shërbye mjaftë mirë nga Joshua Kimmich.
Ishte Corentin Tolisso (27’), ai që e dyfishoi epërsinë për Bayernin nga një asistim i Serge Gnabryt.
Bockstark! #Pavard mit einer klasse Flanke an den Fünfmeterraum, #Müller behauptet den Ball und legt für #Gnabry ab, der aus 6 Metern nur noch einschieben muss.#F95FCB 0-3 pic.twitter.com/KLL4TkqfWl
— FC Bayern München (@FCBayern) November 23, 2019
Më pas sulmuesi gjerman ndryshoi rolin nga asistues në golashënues në minutën e 34-të, gjersa u gjend nga Thomas Muller.
Pjesa e parë përfundoi me këto tri gola të shënuara, derisa e dyta ishte më e qetë.
🙌 @Phil_Coutinho pic.twitter.com/MUC1F43Ih3
— FC Bayern München (@FCBayern) November 23, 2019
Ishte minuta e 70-të atëherë kur Philippe Coutinho shënoi golin e fundit për kampionin në fuqi të ligës gjermane me një asistim nga Robert Lewnadowski.
Pas javës së 12-të, Bayerni është në pozitën e dytë me 24 pikë, një më pak se Bourssia Monchengladbachu që është lider, ndërsa në xhiron e 13-të do të ketë punë me Bayer Leverkusenin. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=3tmB9CgtC-E
https://www.youtube.com/watch?v=aVUHvb9ABv4
https://www.youtube.com/watch?v=6MWT39gfvZ0
https://www.youtube.com/watch?v=co-hjoNuAQI