Telegrafi

Bayern Munich fitoi në minutat e fundit të takimit ndaj Wolfsburgut

Bayern Munich e ka mposhtur Wolfsburgun në kuadër të javës së 17-të në Bundesligë me rezultat 2-0.

Përballja që u zhvillua në Allianz Arena, përfundoi pa gola në pjesën e parë, derisa në të dytën u shënuan dy.

Bavarezët e kishin në vazhdimësi iniciativën për të dalë përpara, por te goli kundërshtar ishin të pafat.

Në minutën e 45+3, Bayerni ishte i pafat, pasi Javier Martinez u lëndua dhe në vend të tij u fut Jerome Boateng.

Në pjesën e dytë ritmi i lojës ishte edhe më i lartë, mirëpo portierët ishin në nivelin e lartë të detyrës.

Tentimet e pareshtura të Bayernit u shpaguan në minutat e fundit të ndeshjes, pasi në të 86-në talenti Joshua Zirkzee shënoi për 1-0 nga një asistim i Thomas Muller.

Serge Gnabry (89’) e dyfishoi epërsinë për skuadrën vendase, e që u asistua nga sulmuesi polak.

Pas javës së 17-të, Bayerni gjendet në pozitën e tretë me 33 pikë, ndërsa në xhiron e 18-të do të takohet me Hertha Berlinin. /Telegrafi/