Bayern Munich ende nuk ka vendosur se a do ta shes Douglas Costan, apo jo te Juventus.
Bianconerët kanë marrëveshje me lojtarin dhe klubit gjerman i kanë ofruar plotë 40 milionë euro.
Por sipas asaj që shkruan Sky, klubi bavarez ende nuk ka vendosur se a do ta shes apo jo braziliani.
E gjithë kjo varet nëse Alexis Sanchez do të afrohet te Bayern.
Vendimi pritet të merret javën e ardhshme. /Telegrafi/