Telegrafi

Bayern Munich e nxjerr në shitje mbrojtësin Pavard

Bayern Munich është njëra nga skuadrat më aktive këtë verë në tregun e transferimeve.

Bavarezët kanë siguruar edhe shërbimet e mbrojtësit holandez Matthijs de Ligt, por do të ketë edhe largime nga Allianz Arena.

Mbrojtësi francez, Benjamin Pavard pritet të jetë i larguari i radhës, pasi nuk pritet të ketë hapësira në edicionin e ri.

Sport Bild ka raportuar se Bayerni tanimë e ka nxjerr në shitje francezin dhe i ka vendosur edhe çmimin e largimit.

Për ta lënë të lirë Pavardin, Bayern Munich kërkon 35 milionë euro.

26-vjeçari është që tri vite pjesë e Bayernit, derisa interesim për të kanë shprehur Atletico Madrid, Juventus, Chelsea dhe Arsenal.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet

Pavard luan në katër pozitat e mbrojtjes, derisa sezonin e fundit zhvilloi 36 ndeshje në total duke asistuar në dy gola. /Telegrafi/