Telegrafi

Bayern Munich e fillon vitin me barazim, ndalet nga Leipzig

Pas shumë javëve me fitore rresht, Bayern Munich u ndal me një barazim 1-1 nga RB Leipzing në Bundesliga.

Ishte një ndeshje e balancuar, ku vendasit rrezikuan më shumë në portën kundërshtare, ndërsa mysafirët kontrolluan lojën.

Goli i parë në këtë takim erdhi nga Eric Maxim Choupo-Moting në minutën e 37-të dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë. Ndërsa, goli i barazimit erdhi nga Marcel Halstenberg në minutën e 57-të.

Bayerni vazhdon në pozitën e parë me 35 pikë, kurse Leipzing në vendin e tretë me 29 pikë.

Ndeshja e ardhshme e ekipit të Julian Nagelsmann është ndaj Koln, në anën tjetër ekipi i Marco Rose luan kundër Schalkes. /Telegrafi/