Telegrafi

Bayern Munich dhe Schalke duan vetëm fitoren, formacionet zyrtare

Bayern Munich është nikoqir i Schalke 04 në kuadër të xhiros së 32-të në elitën e futbollit gjerman Bundesliga.

Bavarezët kanë marrë vendin e parë në tabelë dhe po kërkojnë me çdo kusht ta mbrojnë titullin e kampionit.

Vendasit synojnë tre pikët e radhës në kampionat dhe janë favorit për këtë, edhe pse përballë kanë një kundërshtarë të vështirë që është futur në formë.

Mysafirët pas dy fitoreve të mëdha në dy ndeshjet e fundit kërkojnë të shkaktojnë një tjetër befasi, pasi qëllimi është t’i shmangen rënies nga Bundesliga.

Formacionet zyrtare:

Bayern Munich: Sommer, Mqzraoui, Pavard, De Ligt, Cancelo, Kimich, Musiala, Muller, Gnabry, Sane, Comann.

Schalke 04: Schwolow, Van Der Berg, Klaus, Latza, Butler, Uronen, Karaman, Frey, Braunner, Kral, Kaminski.

/Telegrafi/