Interi dhe Bayern Munich do të duhet të bien dakord për të ardhmen e Ivan Perisic brenda fundit të majit, ku po punohet për vazhdimin e huazimit.
Gjigantët e Bundesligës kanë mundësi për të nënshkruar me lojtarin përfundimit për rreth 20 milionë euro dhe sipas Corriere dello Sport, të dy klubet duhet të arrijnë marrëveshje brenda muajit.
Një tjetër marrëveshje huazimi mund të jetë opsion falë paraqitjeve pozitive të kroatit.
Kjo pasi ai ka kontribuar me pesë gola dhe tetë asistime në 22 ndeshje dhe kjo kishte bërë që klubi gjerman te mendonte ta mbante në verë.
Pandemia e coronavirusit ka ndryshuar situatën dhe Interi nuk është i interesuar që ta kthejë në klub, pasi paga e tij është 4.6 milionë.
Ai ka kontratë me Interin deri në qershor 2022.
Nëse Bayern nuk është i gatshëm të paguajë klauzolën e blerjes prej 20 milionë eurosh, gazeta pretendon se Interi do të jetë i hapur për zgjidhje të tjera, si zgjatja e marrëveshjes së huazimi të Perisic në Gjermani. /Telegrafi/