Bayern Munich dhe Borussia Dortmund janë në një garë, jo për titullin për momentin, por për transferimin e një mbrojtësi.
Dy gjigantët gjerman kanë në listën e tyre të dëshirave mbrojtësin e talentuar Armel Bella Kotchap i cili luajti sezonin e fundit në Angli me Southamptonin.
21-vjeçari gjerman ka pasur paraqitje shumë të mira në vitin e tij të parë në Angli, por ka kërkuar largimin nga klubi pas rënies së Southamptonit në Championship.
Sky Sport ka raportuar se Bayern dhe Dortmund kanë pasur biseda me agjentët e futbollistit, derisa pritet të dërgojnë ofertat e tyre zyrtare në drejtim të klubit anglez.
Southampton e kishte transferuar talentin gjerman për 11 milionë euro nga Bochum, derisa tani po kërkon rreth 25 milionë për ta lënë të lirë.
Bayerni duket favorit për ta transferuar gjermanin e talentuar, pasi Benjamin Pavard pritet të largohet dhe bavarezët menjëherë paratë e fituara nga shitja e tij do t’i shpenzojnë për blerjen e Bella Kotchap.
Për 21-vjeçarin interesim kanë shprehur edhe skuadra të tjera si RB Leipzig, Monaco, Lyon e West Ham United, por e ardhmja e tij është mes Bayernit dhe Dortmundit. /Telegrafi/