Bayern Munich do të mundohet t’i rikthehet fitoreve në Ligën e Kampionëve.
Bavarezët para shikuesve të vetë në stadiumin Allianz Arena do të takohen me skuadrën skoceze të Celticut.
Jupp Heynckes, i cili rikthehet të drejtojë Bayernin, nuk do të ketë në dispozicion katër lojtarë Neuer, Bernat, Martínez, Ribéry, të cilët kanë pësuar lëndime.
Në anën tjetër, Brendan Rodgers nuk mund të llogarisë në shërbimet e të lënduarve Ralston dhe Simunovic.
Ndryshe, rekordmeister zënë pozitën e dytë me tre pikë, po aq sa kanë edhe keltët.
Bayern: Ulreich; Kimmich, Boateng, Hummels, Alaba; Rudy, Thiago, Muller; Robben, Coman, Lewandowski.
Celtic: Gordon; Gamboa, Lustig, Boyata, Tierney; Brown, Ntcham; Roberts, Rogic, Sinclair; Griffiths. /Telegrafi/