Trajneri i Bayern Munich, Carlo Ancelotti, ka thënë se nuk ka asnjë gjasë që Kingsley Coman të kthehet te Juventusi.
Francezi u bashkua me Bayern Munichun në gusht të vitit 2015, si huazim për 7 milionë euro për dy vite.
Kubi ka të drejtën e blerjes për 21 milionë euro të tjera, po kishin dalë shumë zëra që francezi nuk do të blihet nga Bayern.
Trajneri i Bayernit, ka thënë se ai nuk do të largohet, ndërsa ka folur edhe për Medhi Benatian që është huazim.
“Coman? Ai është i ardhmja e Bayernit. Në të gjithë e mbështesim atë. Nuk ka gjasa që të kthehet te Juve”.
“Benatia? Ne përmbushëm dëshirën e lojtarit që deshi të kthehet në Itali ku kishte luajtur me Roman dhe Udinesen. Por Medhi është shumë lojtar i mirë dhe nuk kam pasur asnjë dyshim në këtë” , ka thënë Ancelotti. /Telegrafi/