Telegrafi

Bayern Munich 6-2 Mainz, notat e lojtarëve

Bayern Munichu ka shënuar fitore me rezultat të thellë 6-2 ndaj Mainzit në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Bundesliga.

Bavarezët kanë marrë edhe fitoren e tretë radhazi në kampionat, duke u bërë lider i përkohshëm në kampionatin gjerman.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Serge Gnabry (5’), Jamal Musiala (28’), Sadio Mane (43’), Leon Goretzka (58’), Mathys Tel (79’) dhe Eric Maxim Choupo-Moting (86’) për vendasit, ndërsa Silvan Widmer (45+) dhe Marcus Ingvartsen (82’) për mysafirët.

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte senegalezi Mane, i cili pas golit dhe dy asistimeve u notua me 9.1.

Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për mbrojtësin e mysafirëve, Alexander Hack që u vlerësua me notë 5.4.

Notat e lojtarëve

/Telegrafi/