Bayern Munichu ka fituar në ndeshjen triler ndaj Manchester Unitedit me rezultat 4-3 në ndeshjen e parë të grupeve në Ligën e Kampionëve.
Bavarezët u treguan të fortë për Djajtë e Kuq në ndeshjen e parë të Grupit A, e cila u zhvillua në “Allianz Arena”.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Leroy Sane (28’), Serge Gnabry (32’), Harry Kane (53’) dhe Mathys Tel (90+) për vendasit, ndërsa Rasmus Hojlund (49’) dhe Casemiro (88’, 90+) për mysafirët.
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte sulmuesi anglez, Kane, i cili pas një goli dhe një asistimi u notua me 8.5.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mesfushorin mysafir, Christian Eriksen që u vlerësua me notë 5.6.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/