Bayern Munichu e ka mposhtur Chelsean me rezultat 4-1 në ndeshjen e dytë të 1/8-tës së Ligës së Kampionëve dhe ka kaluar në çerekfinale pas fitores me rezultat të përgjithshëm 7-1.
Bavarezët janë treguar përsëri arrë e fortë për Bayernin, ku pas fitores 3-0 në Stamforde Brige, i kanë mposhtur edhe në Allianz Stadium, kësaj radhe me rezultat 4-1 dhe kanë siguruar çerekfinalen.
Golat në këtë ndeshje për ekipin e Hansi Flick i shënuan Robert Lewandowski (10’, 84’), Ivan Perisic (24’) dhe Corentin Tolisso (76’), ndërsa për ekipin e Frank Lampard shënoi Tammy Abraham (44’).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht sulmuesi polak, Lewandowski, i cili pas dy golave dhe dy asistime u vlerësua me notë maksimale 10.
Në anën tjetër, lojtari më notën më të ulët të ndeshjes ishte portieri i Bluve, Willy Caballero që u notua me 4.7.
Bayern Munich:
Chelsea:
/Telegrafi/