Bayern Munichu ka shënuar fitore minimale 1-0 ndaj Hertha Berlinit në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Bundesliga.
Skuadra e Niko Kovacit ka vazhduar serinë pozitive në kampionat duke shënuar edhe fitoren e tretë radhazi.
Goli i vetëm në këtë fitore të Bavarezëve erdhi në minutën e 62-të të ndeshjes dhe u shënua nga Javi Martinez.
Lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte pikërisht mesfushori spanjoll, i cili u vlerësua me notë 8.1.
Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për mbrojtësin e mysafirëve, Karim Rekik që u notua me 5.7.
Bayern:
Hertha:
/Telegrafi/