Telegrafi

Bayern mposhtet në shtëpi

Bavarezët kaluan të parët në epërsi me golin e Ivica Olic në minutën e 32-të të lojës, por mysafirët nga Stuttgart arritën të barazojnë katër minuta para fundit të pjesës së parë me anë të Christian Trasch (41’).

Pas pesë minutash në pjesë të dytë Ciprian Marica shënoi edhe golin e dytë për mysafirët për të vulosur kështu disfatën e Bayernit (50’).

Humbja e bavarezëve i jep rastit njërit nga dy ndjekësit, Bayer Leverkusen ose Schalke, të marrin kreun, pasi të dy ekipet takohen në derbin e mëvonshëm./Telegrafi/