Site icon Telegrafi

Bayern mposht me spektakël Benfican, kalon tutje në 16 më të mirat e Evropës

Bayern Munich ka arritur të shënojë fitore ndaj Benficas me rezultat 5-1 në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Kjo fitore ia siguron bavarezëve një vend më mesin e më të mirëve të Evropës.

Skuadra e Niko Kovac e nisi mirë ndeshjen duke shënuar që në minutën e 13-të.

https://twitter.com/eMiaSanMia/status/1067512885612593152

Ishte Arjen Robben që gjeti rrjetën pas një sllallomi mes mbrojtësve mysafir.

Nuk vonoi shumë dhe holandezi gjeti golin e dytë personal në minutën e 30-të. Ai mori një top afër zonës dhe gjuajti bukur për 2-0.

https://twitter.com/eMiaSanMia/status/1067517307755405312

Pjesën e parë e mbylli goli i Roberto Lewandowsit, që shënoi me kokë në minutën e 37-të.

https://twitter.com/sports_esm/status/1067518622631948288

Benfica provoi ta hap ndeshjen me golin e Fernandes në minutën e 46-të, por që nuk ndodhi.

Kjo pasi Lewa shënoi edhe një herë në pjesë e dytë për 4-1.

Ndeshjen e mbylli Frank Ribery duke shënuar për 5-1.

https://twitter.com/brlive/status/1067533443939139584

Bayern ka 13 pikë edhe është lider, ndërsa pas tyre renditet Ajaxi që po ashtu e ka siguruar kualifikimin tutje.

Në këtë grup edhe Ajaxi ka kaluar tutje pas fitores ndaj AEK-u me rezultat 2-0. /Telegrafi/

Exit mobile version