Telegrafi

Bayern: Lucio dhe Luca Toni do të qëndrojnë

Që të dy lojtarët publikisht deklaruan se dëshirojnë të largohen nga Alliaz Arena, por klubi gjerman duket se nuk dëshiron të heqë dorë nga shërbimet e tyre.

Me ardhjen e Mario Gomez nga Stuttgarti, Luca Toni do të ketë edhe një konkurrencë për në formacionin startues, dhe pritet ai të rikthehet në Serie A.

“Luca do të duhet të luftojë për pozitën e tij dhe Lucio po ashtu është në planet e trajnerit Louis Van Gaal”, ka thënë Nerlinger.