Telegrafi

Bayern kthehet kah Belhadj

Me Portsmouth që në sezonin e ri do të garojë në ligën e dytë angleze, një morri yjesh të këtij klubi janë lidhur me një largim, përfshirë edhe Belhadj.

Sipas gazetës britanike Daily Star, anësori i kombëtares së Algjerisë është caku i ri i kampionit të Bundesligës, Bayern Munich.

Bayern, që humbi në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Interit pasi fitoi edhe ligën edhe Kupën e Gjermanisë, është në kërkim edhe të një mbrojtësi të majtë dhe një sulmuesi. /Telegrafi/