Site icon Telegrafi

“Bayern ka mundur të nënshkruajë me Neymarin për 24 milionë euro”

Bayern Munich ka mundur të nënshkruajë me Neymarin për 24 milionë euro në vitin 2010.

Braziliani e ka lënë Barcelonën për tu bashkuar me Paris Saint-Germain për 222 milionë euro.

Në një intervistë për Novi list, agjenti Predrag Racki, ka thënë se Neymar në vitin 2010 ka mundur të jetë pjesë e Bayernit.

“Ishte afati kalimtar i janarit, në vitin 2010 kur Danny Budimir nga Golden Goal Sports & Marketing, vëri kontakt me agjentin e Neymarit, Wagner Ribeiro”, ka thënë Racki.

“Në të njëjtën kohë me ndihmën e mikut tim Giovanni Trapattoni, amë dakord për një takim me drejtorin e Bayern, Christian Nerlinger”.

“Në atë kohë Neymar ishte 17 vjeç dhe mund të them që ishte një lojtar i klasit botëror, me teknik të madhe dhe aftësi të jashtëzakonshme… pritje të bëhej ky që ishte sot”.

Lexo po ashtu Neymar futet në 10 transferimet më me influencë në botën e futbollit – Ai renditet me Pelen, Buffonin, Figon e Ronaldon (Foto)

“U takova me Nerlinger në Munich pasi folëm dy herë në telefon. Ai më tha se e dinin kush ishte Neymar, një nga talentët më të mëdha në botë, por nuk ishin dakord me çmimin, që ishte 18 milionë dhe me bonuse do të shkonte 24 milionë euro”.

“Nerlinger më tha se Bayern nuk ishin gati të jepnin aq para për një lojtar që nuk i ka mbushur ende 18 vjet”.

Ai pas tri vitesh në vitin 2013 kaloi te Barcelona për 88.2 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version