Telegrafi

Bayern ia merr kreun Schalkes

E gjithë ndeshja u vendos brenda gjashtë minutash lojë. Bavarezët kaluan në avantazh të dyfishtë me dy gola të shpeshtë të shënuar nga Frank Ribery në minutën e 25-të dhe Thomas Muller një minutë më pas.

Vendasit arritën ta ngushtojnë epërsinë pas pesë minutash (31’) me anë të Kevin Kuranyi. Katër minuta para fundit të pjesës së parë mysafirët mbetën me 10 lojtarë në fushë pas përjashtimit të Halil Altintop me kartonin e dytë të verdhë, por vendasit nuk arritën ta shfrytëzojnë epërsinë e një lojtari më shumë në fushë.

Bayerni tash mbledh 59 pikë në krye të tabelës, një më shumë se Schalke që me 58 pikët zbret në pozitën e dytë. /Telegrafi/