Telegrafi

Bayern, Gomez për Dzekon?

Sipas një raporti nga Bayern 3, kampioni i Bundesligas është në përgatitje të një oferte për Wolfsburgun, ku përfshihen shërbimet e Mario Gomezit plus 10 milionë euro dhe thuhet se një ofertë e tillë do të pranohej menjëherë.

Gomez ka dështuar të shkëlqejë në fanellën e Bayernit pas transferimit në verën e vitit 2009, ndërsa Dzeko ishte fenomenal me 49 gola në 66 paraqitje për Wolfsburgun. Klube si Chelsea, Juventus, Milan dhe Real Madrid janë gjithashtu të interesuara për 24-vjeçarin Dzeko. /Telegrafi/