Telegrafi

Bayern dhe Hoffenheim negociojnë për Sandro Wagnerin

Sandro Wagner mund të largohet prej skuadrës gjermane të Hoffeinheimit.

Ai është i zgjedhuri që të jetë zëvendësuesi i Robert Lewandowskit, i cili mund të lëvizë gjatë afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi dëshiron të kthehet në ekipin ku ka filluar karrierën, por edhe Bayern Munich e dëshiron reprezentuesit gjerman.

Problem janë 20 milionë eurot e kërkuara nga Hoffenheimi, të cilat nuk janë të gatshme t’i paguajnë bavarezët.

Megjithëse janë shumë larg, pak nga pak palët po afrohen shkruajnë mediat gjermane.

Kujtojmë se lojtari te Bayerni ka veshur vetëm katër herë fanellën dhe nuk ka shënuar asnjë gol ndërsa për skuadrën e dytë bavareze ka pasur 44 paraqitje dhe ka realizuar dy gola.

Ndryshe, 30-vjeçari deri më tani ka pasur 40 paraqitje për Hoffeinheimin duke shënuar 15 gola. /Telegrafi/