Telegrafi

Bayern dhe Dortmund fillojnë bisedimet me agjentët e Karim Adeyemit

Karim Adeyemi është futbollisti i radhës që ka filluar shkëlqimin tek gjiganti austriak Red Bull Salzburg.

Sulmuesi i talentuar gjerman ka bërë klubet më të mëdha evropiane për vete falë paraqitjeve fantastike.

Por e ardhmja e talentit gjerman pritet të jetë në Bundesliga, pasi Bayern Munich dhe Borussia Dortmund shihen si skuadrat favorite për të nënshkruar me të.

19-vjeçari në 16 ndeshjet e para ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar në dy të tjerë, duke treguar formë fantastike.

Sky Sports ka raprotuar se dy gjigantët gjermanë, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund kanë filluar bisedimet e para me agjentët e futbollistëve.

Vet lojtari ka shprehur haptazi dëshirën për tu rikthyer në Bundesliga, derisa Salzburg synon të fitojë rreth 40 milionë euro nga shitja e tij.

Interesim për talentin e madh gjerman kanë shprehur edhe skuadra tjera të mëdha si Liverpool, Arsenal e Barcelona, por dëshira e tij është të luaj në Bundesliga.

Vlen të theksohet se falë paraqitjeve fantastike, Adeyemi tanimë është bërë edhe pjesë e rregullt e Kombëtares A të Gjermanisë. /Telegrafi/