Bayern Munich ka shkatërruar Augsburgun duke e mposhtur me rezultat 6-0.
Bavarezët kanë shënuar edhe fitoren e radhës në Bundesliga, duke ngritur edhe më shumë epërsinë ndaj ndjekësve.
Golat në këtë takim për skuadrën e Carlo Ancelottit u shënuan nga Robert Lewandowski (17’, 55’, 79’), Thomas Muller (36’, 80’) dhe Thiago Alcantara (62’).
Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte pikërisht sulmuesi polak, i cili pas het-trikut të tij u vlerësua me notën 10, por maksimalisht u notuan edhe Muller dhe Alcantara.
Ndërsa, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin mysafirë, Marwin Hitz, i cili u vlerësua me 5.0. /Telegrafi/
Bayern Munich:
Augsburg: