Bayer Leverkuseni ka mundësinë e artë që të barazojë një rekord historik gjatë këtij vikendi, nëse nuk mposhten në duelin ndaj Eintracht Frankfurtit.
Ish-lojtari i Liverpoolit dhe Real Madridit, Xabi Alonso, ishte punësuar nga Leverkuseni në tetor të vitit 2022 duke zëvendësuar Gerardo Seoanen i cili e kishte futur klubin në një krizë rezultatesh, teksa gjendeshin në fundin e tabelës pas vetëm tetë ndeshjeve të zhvilluara në Bundesliga.
Që prej se mori ‘frenat’ e ‘Aspirinave’, Xabi Alonso e ka transformuar totalisht klubin gjerman.
Këtë sezon, të besuarit e Alonsos e kanë fituar titullin e Bundesligës dhe këtë e kanë bërë duke qenë të pamposhtur deri më tani.
Teksa po i afrohemi vikendit, Leverkuseni e ka mundësinë që të barazojë një rekord historik që momentalisht mbahet nga Benfica.
Benfica ka regjistruar një seri si të pamposhtur për 48 ndsehj nga 1963 deri në 1965, që është seria ë e gjatë e një ekipi pa pësuar humbje që prej inkuadrimit të kompeticioneve të UEFA-s në 1955/1956.
Leverkuseni deri më tash ka regjistruar 47 ndeshje pa humbje dhe mund ta barazojë këtë rekord të Benficës pikërisht në duelin ndaj Frankfurtit.
Të besuarit e Alonsos më pas eventualisht do ta kenë mundësinë ta thyejnë këtë rekord ndaj Romës në ndeshjen e dytë të fazës gjysmëfinale të Ligës së Evropës./Telegrafi/